Flash News

KRYESORE

Video/ Nigeria mposht Islandën, Argjentina beson te kualifikimi

Nigeria ka arritur një fitore të rëndësishmë përballë Islandës, 2:0, duke rritur shpresat për kalimin në fazën tjetër. Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë për të dy ekipet, ndërsa gjatë së dytës, ekipi afrikan bëri diferencën duke shënuar dy gola me anë të sulmuesit Leicester City, Ahmed Musa në të 49 dhe të 75.

Islandezët patën një rast të mirë për të ngushtuar rezultatin, por humbën një pernallti në minutën e 83, pasi sulmuesi i Evertonit, Siguroson e gjuajti jashtë topin.

Në ndeshjen e ardhshme, Nigeria do të ketë një sfidë për 'jetë a vdekje' me Argjentinën, ndërsa Islanda do të sfidojë Kroacinë, e cila ka kaluar në raundin tjetër të Botërorit.

Grupi D kryesohet nga Argjentina me 6 pikë, Nigeria me 3 pikë, ndërsa Argjentina dhe Islanda kanë nga 1 pikë secila.

Formacionet e ndeshjes:

Nigeria: Uzoho, Omero, Trust-Ekong, Balogun, Moses, Etebo, Mikel, Ndindi, Idou, Ienaço, Musa. Trajner: Rohr

Islanda: Halldorso, Magnuson, Sigrudson, Arnason, Seavarson, Bjarnason, Sigurdson, Gunnarson, Gislason, Finbogason, Bodvarson. Trajner: Hallgrimson.

Goli i parë:

Goli i dytë:

Të fundit