Flash News

KRYESORE

Video/ Trafikonte armë nga Serbia në Shqipëri, në pranga 51 vjeçari

Video/ Trafikonte armë nga Serbia në Shqipëri, në pranga 51

Policia e Shtetit arrestoi një 51 vjeçar nga Kosova, i cili akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve. Në prangat e uniformave blu ra Y. A., lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë

Ndalimi i tij u bë në rrugën nacionale Elbasan - Peqin dhe gjatë kontrollit në automjetin tij iu sekuestruan 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.

Sipas policisë, armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot. Nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u kryen hetime proaktive, të cilat çuan në finalizimin me sukses të operacionit “Papër, ku u kap edhe trafikanti i armëve.

Y.A u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë , Shqipëri e vende të tjera.

Të fundit