Flash News

KRYESORE

Zagani e priste (mos) dënimin: Gjyqtarja që la të lirë Tahirin, më dënoi me urdhër të ish-ministrit

Zagani e priste (mos) dënimin: Gjyqtarja që la të lirë

Dritan Zagani, ish-shefi i anti-drogës që denoncoi i pari lidhjet e Tahirit me Habilajt nuk është i habitur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në një interviste për Ora News, ai shprehet se "Saimir Tahiri nuk do shkonte në burg se po të shkonte do të shkonte dhe Edi Rama. Ai mori një dënim simbolik, një dënim sa për sy e faqe. Këtë e kam thënë. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama ai që është. Harrojeni!".

Sipas tij, gjyqtarja Flora Hajredinaj që mori vendimin për lënien të lirë të Tahirit, e ka futur atë në burg me kërkesë të ish-ministrit.

"Çfarë presioni, atje nuk ekziston gjykata e prokuroria. Kryetare e trupit gjykues ishte një gjykatëse që më futi mua në burg, me kërkesë të Saimir Tahirit. Nuk ekziston asnjë hallkë e shtetit jo më drejtësia. Drejtësia ishte një paçavure sot është kthyer në një vegël kaq", deklaroi ai.

Të fundit