Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjykata për Krimet e Rënda dëgjoi dje gjashtë dëshmitarë në procesin gjyqësor në ngarkim të Denis Shtrazës, i akuzuar për rrëmbimin e Gazmend Çollakut në Durrës, më 6 janar 2016.
Një prej tyre, gjatë pyetjes në prokurori, kishte treguar se kishte parë katër persona me xhupa policie të konfliktoheshin me një person në parkingun ku u rrëmbye Çollaku. Tre dëshmitarë të tjerë, ish-punonjës dhe punonjës policie rrëfyen se Ervin Dalipaj, ish-i pandehur në proces si i përfshirë në rrëmbimin e Çollakut, kishte qenë me ta në një lokal në Tiranë, në harkun kohor kur ndodhi ngjarja në Durrës.
Çështja penale ndaj Dalipajt, ish-shef i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, u pushua për shkak se ai u ekzekutua në një atentat mafioz pranë Sukthit, më 27 prill 2017. Në Gjykatën për Krimet e Rënda, Denis Shtraza po gjykohet për akuzat e “rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”.
“RRËMBIMI”
Në sallën e gjyqit, dëshmitari Ketjon Pelivani tha se nuk mbante mend detaje të imëta nga mbrëmja e 6 janarit 2016, ndonëse kishte qenë pak metra larg vendit ku u rrëmbye Çollaku. “Më 6 janar kam qenë në një lokal në Durrës, në katin e poshtëm të barit ‘P…”. Ai është garazh, por është përshtatur si lokal. Unë isha në tualet kur dëgjova një zhurmë. Ishte një si debat. Dëgjova dhe një krismë. U futa në lokal. Pastaj pashë në lajme se ç’kishte ndodhur. Kur dolën jashtë nuk pamë asgjë”, tha dëshmitari në gjyq.
Prokurori i çështjes, Besnik Muçi, i kërkoi trupit gjykues kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë me deklarimet e dhëna nga dëshmitari në Prokurori gjatë hetimit të çështjes. “Dëgjova zhurmë nga parkingu i lokalit. Kam parë katër veta të veshur me xhupa policie fosforeshentë duke u konfliktuar me një person. U dëgjua dhe një krismë arme.
U tremba dhe u futa në lokal. Kur dolëm jashtë nuk ishte më asnjeri aty”, kishte pohuar në deklarimet e tij dëshmitari Pelivani. Më herët, i pyetur nga avokatët nëse oficeri i Policisë Gjyqësore ia kishte lexuar procesverbalin para se ta firmoste, dëshmitari u përgjigj negativisht. Dëshmitari tjetër, Indrit Tafili, menaxher i lokalit “P…” tha se kishte shkuar në lokal 10 minuta pas ngjarjes. “Stafi më tha që kishte ardhur policia dhe ishte konfliktuar me një klient, që quhej Gazmend Çollaku. Telefonova një shok në polici. Ai më tha që do të pyes dhe të them. Më vonë erdhi policia që bëri veprime. Aty hapëm edhe kamerat e sigurisë dhe pamë pamjet. Çollakun e njihja si klient të lokalit. Nuk di të ketë pasur ndonjë konflikt”, tha dëshmitari.
POLICET
Tre ish-kolegë të Ervin Dalipajt, gjatë kohës kur ai ishte pjesë e organikës së Komisariatit nr.4 në Tiranë, ishin fjalë- pakë në sallën e gjyqit. Ata thanë se nuk mund të kujtonin detaje, për shkak të kohës së gjatë, por theksuan se u qëndronin deklarimeve që kishin dhënë në Prokurori gjatë hetimit të çështjes. Dëshmitari Zijadin Allaraj tha se të ndjerin Ervin Dalipaj e kishte pasur vartës në Komisariatin e Policisë nr.4. “Në një nga ditët e janarit të vitit 2016, nuk mund ta kujtoj dot datën e saktë, kam qenë te një lokal te Tregu Elektrik me Dalipajn. Ka qenë rreth orës 19:30 deri në orën 22:00. Ai ka ardhur me makinën e vet, një ‘Benz ML’. Kishin edhe dy veta të tjerë në tavolinë, dëshmitarët që do të vijnë pas meje”, tha Allaraj. Dëshmitari tjetër, Ervis Guri, tha se kishte qenë në të njëjtin lokal me Dalipajn.
“Në janar 2016 kemi pirë një kafe te një lokal te Tregu Elektrik. Nuk e mbaj mend orën. Shikoni deklarimet që kam dhënë në Prokurori. U qëndroj atyre”, tha ai. Në të njëjtën linjë ishte edhe dëshmitari Marjan Laca. “Më besoni që ka qenë diçka shumë e zakonshme. Ne aty takonim thuajse të njëjtët njerëz çdo natë. Nuk mund të kujtoj detaje. U përmbahem të gjitha deklarimeve që kam thënë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, tha dëshmitari Laca.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38