Flash News


E-TJERA

Zgjedhjet në Kavajë, ja sa milionë do të kushtojnë

Zgjedhjet në Kavajë, ja sa milionë do të kushtojnë

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Kavajës që do të mbahen më 7 maj do të kushtojnë miliona lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot strukturën e shpenzimeve buxhetore për procesin zgjedhor në këtë bashki dhe fondet ne total për këtë proces parashikohen në shumën e 7. 298.405 lekëve.

Zgjedhjet për kryebashkiak në Kavajë do të administrohen nga KZAZ-ja nr. 42, konstituimi i së cilës u vendos të bëhet më 6 prill.

Bëhet me dije se kjo zonë zgjedhore do të ketë 12 qendra votimi në ambjente private. Është parashikuar të prodhohen 63.198 fletë votimi, 84 shabllonë për fletën e votimit për zgjedhësit e verbër, 100 dhoma të fshehta dhe 25 dhoma të fshehta për zgjedhësit me aftësi të kufizuar.

 

Të fundit