Flash News

KRYESORE

Zyrtarja e lartë e SHBA: Prokurorët shqiptarë po i këshillojmë ne; presim më shumë ndjekje penale

Zyrtarja e lartë e SHBA: Prokurorët shqiptarë po i

E ngarkuara e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses Ones ka deklaruar sot nga një konferencë në Ministrinë e Brendshme se shumë shpejtë do të ngrihen SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Ones theksoi se SHBA po këshillon prokurorët shqiptarë për ndjekjet penale, por gjithsesi, amerikanët presin më shumë.

“KLP do të sjellë shumë shpejtë SPAK-un dhe më pas Byronë. Ndihma jonë për KLGJ së shpejti do të çojë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Zyrtarë të Deparamentit të Drejtësisë po këshillojnë prokurorët shqiptarë, të cilët tashmë po sjellin ndjekje penale të dukshme dhe ne presim më shumë”, theksoi zyrtarja amerikane.

Leyla Moses Ones theksoi se reforma në drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet.

“SHBA mbështesin të gjitha institucionet e reja të Shqipërisë, si dhe institucionet ekzistuese që janë të gatshme të luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit. Shkurt, reforma në drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet”, u shpreh ajo.

Të fundit