Flash News

KRYESORE

11 vite nga vrasja e Fatmir Xhindit, gazetari bën deklaratën e fortë: Është zbardhur motivi dhe autori i i vrasjes së ish-deputetit socialist

11 vite nga vrasja e Fatmir Xhindit, gazetari bën deklaratën e

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, 11 vite më parë. I ftuar në “Repolitix”, gazetari Elton Qyno ka bërë një deklaratë të fortë, kur u shpreh se vrasja e ish-deputetit Xhindi nuk ka ndodhur për çështje politike, por për çështje morali.

Qyno u shpreh se i bindur në argumentin e tij se janë zbuluar motivet dhe autori i vrasjes së ish-deputetit, Fatmir Xhindi. Mirëpo, kjo deklaratë e gazetarit u kundërshtua ashpër nga deputeti i PS-së Xhemal Qefalia, i cili e akuzoi Qynon për aludim, duke shtuar se po bënte një gabim trashanik me prononcimin e tij.

Kujtojmë se, 11 vite më parë u vra me 6 plumba pas shpine para derës së shtëpisë së tij në Roskovec, Fatmir Xhindi, në atë kohë deputet i PS. Edhe sot nuk është zbardhur motivi apo autori i vrasjes së bujshme.

Debati i plotë:

Elton Qyno: Në rrugë operative vrasja e Fatmir Xhindit thuajse është zbardhur. Të dhënat thonë në rrugë operative se është zbardhur vrasësi, është në Roskovec dhe vetë zoti Qefalia mbase e di.

Xhemal Qefalia: Jo unë nuk e di

Elton Qyno: Sipas asaj që kam lexuar vrasja është kryer për punë morali dhe nuk ka lidhe fare për arsye politike.

Xhemal Qefalia: Po bëni një gabim trashanik, është thashetheme i pabazuar. Po bëni një gabim të cilën po fyn një njeri që është vrarë në mënyrë të befasishme me statusin e deputetit. Pastaj po gaboni se ju thoni se dini motivin dhe autorin dhe drejtësia nuk po vepron.

Elton Qyno: Unë thash që në fillim në rrugë operative

Xhemal Qefalia: Kjo që po thoni është për ta kamufluar

Elton Qyno: Jo unë e thash që në fillim këtë, po e  keqkuptoni. Heshtët për këtë pjesë se mbase dhe vetë e dini.

Të fundit