23-vjeçari autik dhe i verbër fiton çmimin e parë në konkursin e talenteve dhe 1 milionë euro

“America`s Got Talent” ka shpallur më të mirin e kësaj gare pas disa muajve ku të të talentuar të ndryshëm konkurronin për çmimin e parë por edhe për të promovuar pasionin e tyre.

Të shumtë ishin konkurrentët, ku secili kishte performancë të denjë për të fituar 1 milionë dollarë, mirëpo diferencën e bëri konkurrenti 23-vjeçar, i cili ishte dhe më i komentuari për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Kodi ishte i verbër dhe autik, por me një talent të jashtëzakonshëm në muzikë. Ai këndoi në bashkëpunim me Leona Leëis dhe Cher dhe preku zemrat e publikut amerikan me këngën “You are the reason”.

Amerika votoi Kodi Lee si fituesin e America’s Got Talent 2019. Sezoni i ri i AGT Champions do të rikthehet në janar të 2020.