Flash News

KRYESORE

67 të plagosur nga tërmeti në Shqipëri, reagon Manastirliu

67 të plagosur nga tërmeti në Shqipëri, reagon Manastirliu

Shqipëria është goditur nga disa tërmeti njëri pas tjetrit me epiqendër detin Adriatik, shumë pak kilometër larg Durrësit. Ndërkohë më i fuqishmi ishte ai i orës 16:04.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër. Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugët, në panik e frikë nga tërmeti.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta si dhe rreth 67 të plagosur. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkuar në Spitalin e Traumës, teksa në një prononcim për mediat u shpreh:

“Pashë nga afër gjendjen e të lënduarve nga tërmeti. Nga momenti i mbërritjes, tani janë 52 qytetarë që kanë marrë shërbim dhe janë larguar. Të gjithë po marrin ekzaminimet e nevojshme. Situata e tyre paraqitet e qetë. Një rast paraqitet më rëndë. Por në përgjithësi situata është e qetë. Në spital ka staf shtesë për të përballuar çdo fluks. Vijojnë qytetarët të vijnë të marrin shërbime. Qendra e urgjencës Kombëtare është duke punuar intensivisht. Po marrim qytetarët që kanë problematika. Janë situata që shoqërohen nga gjendje paniku. Urgjenca ka ndërhyrë edhe në shtëpi personat që kanë qenë në gjendje të rëndë. Vlerësimet do bëhen hap pas hapi. Nuk do mungojë asnjë element i kujdesit. Raste të tilla, kërkojnë gatishmëri dhe një plan emergjence, që nga vendosja e pacientëve në katet e para. Në Durrës 15 qytetarë kanë marrë shërbim shëndetësor në spital.”

Të fundit