Flash News

KRYESORE

"ABI Bank bleu dy banka të tjera", Basha: Ekonomia është kapur nga PPP-të

"ABI Bank bleu dy banka të tjera", Basha: Ekonomia

Kryetari demokrat Lulzim Basha në një deklaratë për median sot bëri një krahasim mes prodhimit të drogës dhe dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia Tiranë. Bazuar në të dhënat e INSTAT, Basha shprehet se rritja e ndërtesave me tre kate është mbi 200%, ndërsa kredia është si një vit më parë.

“Me çfarë po financohen ndërtimet kur kredia nuk është rritur? Bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të parave të psita të drogës dhe të krimit”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi dhe një aspekt të dytë të kapjes së ekonomisë, që sipas tij janë PPP-të. “Përqëndrimi i ekonomisë në pak duar, ata që njihen si oligartët. Edhe sektori bankar është përfshirë nëpërmjet ABI Bank, që ka blerë NGB Bank dhe një tjetër”, shtoi më tej Basha.

LEXO EDHE: "Kërcënim i ekonomisë është kriminalizimi i saj", Basha: Epoka e kanabisit është zëvendësuar me kokainë

Të fundit