
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ajo është 108 vjeçe, i mbijetoi gripit spanjoll dhe sapo mundi Covid-19

Corey Kilgannon/ The New York Times
Muajin e kaluar, të afërmit e Sylvia Goldsholl morën një lajm shqetësues nga azili i pleqve në New Jersey: Ajo ishte infektuar me koronavirus dhe ishte në izolim.
Me një virus që ishte veçanërisht vdekjeprurës për njerëzit e moshuar, prognoza dukej e rëndë për zonjën Goldsholl, e cila mbushi 108 vjeç në dhjetor.
"Po vret njerëz në azilet e pleqve në të gjithë New Jersey-n dhe në vend", tha Nancy Chazen, mbesa e znj. Goldsholl. "Të jem e ndershme, mendova se ky do të ishte fundi - dua të them, ajo është 108 vjeç."
Dy javë më vonë, të afërmit morën një telefonatë tjetër.
"Ata na thane se ajo është shëruar plotësisht", tha zonja Chazen, tezja e së cilës është bërë një nga të mbijetuarit më të vjetër të Covid-19 në botë.
Rasti i znj. Goldsholl është një pikë e rrallë e ndritshme në New Jersey, shtet ku numri i të vdekurve nga virusi - 9,946 deri të enjten - është i dyti vetëm pas New York-ut.
Afërsisht gjysma e vdekjeve në New Jersey - 5,168 deri të enjten - kanë ardhur në azile pleqsh dhe institucione të tjera të kujdesit afatgjatë.
Në mbarë vendin, afërsisht një e treta e 86,607 vdekjeve të koronavirusit kanë qenë pacientë në azile pleqsh ose punonjës të tyre.
Qendrat e kujdesit afatgjatë janë bërë pika të nxehta, të mbushura me një popullsi të cënueshme, duke kërkuar ndërveprime të ngushta midis banorëve dhe kujdestarëve, shumë prej të cilëve janë ankuar se nuk kishin marrë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse.
Zonja Goldsholl, e cila jeton në Komunitetin Allendale për të moshuarit në Allendale, N.J., lindi në 29 dhjetor 1911 dhe u rrit në Bronx, më e madhja e katër fëmijëve të prindërve emigrantë rusë.
Si fëmijë ajo jetoi përgjatë pandemisë së gripit spanjoll në 1918 dhe 1919, dhe gjithashtu përmes dy luftërave botërore dhe Depresionit të Madh.
"Ajo është Forrest Gump", tha një nip, Larry Goldsholl.
Zonja Goldsholl i tha televizionit News 12 New Jersey "Unë i mbijetova gjithçkaje, sepse isha e vendosur të mbijetoja".
Larry Goldsholl tha se kur dëgjoi që tezja e tij ishte infektuar "nuk dinim çfarë të mendonim sepse ajo i ka mbijetuar kaq shumë gjërave deri tani".
"Ne menduam, epo, kjo mund të jetë dita", por duke e njohur Sylvia-n, unë duhet ta dija", tha ai. "Ajo është mjaft kurajoze dhe duket se njerëzit që jetojnë kaq gjatë kanë sistem të mirë imunitar".
Michael Brienza, një administrator i qendrës Allendale, tha që znj. Goldsholl nuk u shtrua asnjëherë në spital dhe as u fut në ventilator.
"Ajo ka një mentalitet të të mbijetuarit," tha ai. "Familja e saj e mbështeti atë gjatë gjithë kësaj dhe, siç thotë ajo, dashuria ju ndihmon të sfidoni gjërat".
Një burrë 108-vjeçar në New Mexico i ka mbijetuar gjithashtu virusit.
Në konferencën e përditshme për virusin të enjten, Guvernatori Philip D. Murphy i New Jersey përshëndeti znj. Goldsholl si një model për tu ndjekur - "një jetë e jashtëzakonshme, një shpirt i jashtëzakonshëm dhe një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës".
Zonja Goldsholl punonte si librashitëse dhe kurrë nuk u martua apo pati fëmijë, thanë të afërmit e saj. Ajo jetoi në shtëpinë e saj të fëmijërisë deri kur lëvizi në New Jersey 20 vjet më parë dhe më në fund u zhvendos në qendrën Allendale 13 vjet më parë.
Zyrtarët në azil e përshkruajnë si një person kureshtar që i pëlqejnë bisedat dhe që njihet si "Motra e Madhe" për aktivizmin e saj dhe avokatinë e bashkëazilantëve.
Ajo përdor një karrige me rrota dhe ka humbur shikimin dhe dëgjimin në vitet e fundit, thanë të afërmit, por mbetet aktive dhe sociale, pavarësisht nëse luan bingo apo luan gjyqtaren në sallën e ngrënies së qendrës.
"Kurrë nuk do ta gjesh ulur vetëm në dhomën e saj - ajo është gjithmonë me njerëz", tha zonja Chazen, duke shtuar se tezja e saj gjithmonë ka qëndruar afër të tjerëve.
"Ajo ka pasur gjithmonë një reputacion për ngritjen e zërit", tha znj. Chazen. "Nëse ajo mendon se diçka është e padrejtë, ajo do të sigurohet që njerëzit ta dinë këtë."
"Nëse ajo dëshiron t'i dërgojë një letër kryetarit të bashkisë së New York-ut, ajo do t'ia dërgojë atë letër", tha ajo.
"Unë nuk e di sekretin e saj të jetëgjatësisë," tha nipi i saj, "por ajo është shumë luftarake".
Përkthimi: Politiko.al
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

