Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Konispol, i plagosuri dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Aksident i rëndë në Konispol, i plagosuri dërgohet me

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Qafë-Botë – Konispol.

Nga informacionet paraprake të policisë  bëhet me dije se një motor tip “Piaggio” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi Alfred Brahimi 40-vjeç, banor i Konispolit.

I plagosuri është transportuar në fillim në spitalin e Sarandës. Por për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Të fundit