Flash News

KRYESORE

Aksident në Rrugën e Kombit, ndërron jetë vajza e mitur; Ambulanca mbërrin 40 minuta me vonesë

Aksident në Rrugën e Kombit, ndërron jetë vajza e mitur;

Një aksident i rëndë u regjistrua paraditen e sotme në Rrugën e Kombit.

Për pasojë, një vajzë e mitur ka humbur jetën. Mësohet se vajza udhëtonte në mjetin ‘Toyta Yaris’ e drejtuar nga i ati, teksa doli nga rruga dhe u përplas me bordurat anësore në fshatin Gziq.

Fillimisht, vogëlushja ka pësuar plagë të rënda në trup, sidomos në gjymtyrë, por më pas ndërroi jetë.

Ajo e që bën edhe më tragjike këtë ngjarje ka qenë vonesa e ambulancës, e cila raportohet se ka mbërritur 40 minuta pasi është sinjalizuar për aksidentin në vendin e ngjarjes.

E mitura humbi jetën rrugës për në spital.

Njoftimi paraprak i policisë: 

Në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit