Flash News

KRYESORE

Aktivisti i LGBT-së përplaset me deputetin Gjuzi: Ke kryer dy krime, duhet të arrestohesh

Aktivisti i LGBT-së përplaset me deputetin Gjuzi: Ke kryer dy krime,

Deputeti i opozitës parlamentare Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është përplasur me aktivistin për të drejtat e LGBT-së Altin Hazizaj

Përplasja ka qenë sepse kryetari i Partisë Konservatore është kundër abortit, ndërkohë që Hazizaj tha se ai duhet të arrestohet dhe se e ka vendin në burg.

Debati i bë në emisionin 360 gradë në Ora News.

Gjuzi: Kalo këtej nga Kavaja dhe Elbasani se ta tregoj unë. Prandaj ke vajtur në Athinë, se nuk ke vend këtu.

Hazizaj: Ai ka kryer dy krime, nesër që në mëngjes arrestohet në mos sot! E para po përdor gjuhë urrejtje e cila është krim i ndaluar në Shqipëri.

Gjuzi: Nuk ka gjuhë urrejtje!

Hazizaj: Ti po përdor gjuhë urrejtje, se nuk mundesh ti, ti thuash njeriu çfarë do bëjë me by.hë apo pa by.hë, është e drejta e tij të bëj çfarë të dojë. Mbylle gojën, mos fyej askënd, mos bëj gjuhë urrejtje. Je deputet dhe paguhesh me lekët e mia, me lekët e këtyre njerëzve. Ti je shërbëtor i popullit. Turp, je i pari që duhet ta mbyllësh gojën para qytetarëve.

Gjuzi: Harroje të të them ty më fal. Harroje!

Hazizaj: Ti ha bukën e atyre njerëzve.

Gjuzi: Ti je mbrojtës i krimit, ti je mbrojtës i vrasjes së 5000 foshnjave që do lindnin në Shqipëri. Ti je avokat i krimit, që kërkon që shqiptarët të abortojnë fëmijët.

Të fundit