Flash News

KRYESORE

Akuzat/ Meta sulmon Ramën: Unë nuk përdor doping

Akuzat/ Meta sulmon Ramën: Unë nuk përdor doping

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora në përgjigje të deklaratave të dhëna këto kohë nga Rama, u shpreh se ai ishte një politikan që nuk përdorte doping.

"Më fal tani, pse më bën kaq shumë presion", iu pergjigj kreu i shtetit insistimit te gazetares Meço.

Pjesë nga intervista:

Sonila Meço: Ishte kjo deklarata e Ramës. E para ju jeni një tespije në duart e Sali Berishës dhe e dyta në rast se do rezultoni një kokërr me gunga do shkoni para drejtësisë.

Ilir Meta: Mua më vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla, natyrisht që janë në efekte të caktuara.

Sonila Meço: Të? Në efekte të caktuara të?

Ilir Meta: Unë jam një politikan që nuk përdor doping. Edhe sportin e lash shpejt se të bëhesha kampion do më duhej të përdorja pak doping.

Sonila Meço: Është në efekt dopingu Rama kur bën këtë deklaratë?

Ilir Meta: Më fal tani, pse më bën kaq shumë presion. Mua më vjen keq që ai nuk u ngrit në nivelin e Ramiz Alisë, që duhet të ishte ngritur për t'i krijuar mundësi opozitës për zgjedhjet lokale, por kurrsesi as në nivelin e doktorit. Ky në vitin 2006- 2007 u tregua fleksibël. Ai tha nëse ky kërkon vërtetë një certifikatë hajde, por ky nuk do të hyjë në zgjedhje. Pastaj sa i takon drejtësisë nëse ka një njeri që duhet të jetë i shqetësuar është mendoj kryeministri aktual. Të jeni i sigurt që dëmi publik që i ka bërë kjo qeveri me një koncesion nuk ja ka bërë gjithë qeveritë për gati 25 vjet. Mos të llogarisim qindra koncesione të pakontrolluara është një faturë dhe pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë për vitet që vijnë.

Të fundit