Flash News

KRYESORE

Albano Bogdo në dasma dhe ditëlindje, ofrohet kundrejt një pagese modeste

Aktori i humorit, Albano Bogdo shpesh bën postime në ‘Instagram’, duke ironizuar situata të ndryshme që kanë lidhje me realitetin, pa harruar të shtojë batuta dhe të shkaktojë të qeshura tek publiku.

Së fundmi Albano ka bërë një postim në ‘Instastory’, ku ka shkruar se është në dispozicion për publikun me raste dasmash apo ditëlindjesh, kundrejt një çmimi.

“Jam në dispozicion për dasma dhe ditëlindje. Jam pak i shtrenjtë në fakt, por po ta mendosh mirë, ja vlen të paguash 6 mijë lek të vjetra për të më pasur mua pjesë të ditëlindjes”, shkruan ai në postim.

Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, aktori i humorit ndoshta ka dashur të ironizojë faktin që aktorët paguhen shumë pak për artin e tyre.

Të fundit