Flash News

KRYESORE

Aldo Bumçi: Ftesa e Ramës, provokim i hapur ndaj opozitës

Aldo Bumçi: Ftesa e Ramës, provokim i hapur ndaj opozitës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi e cilëson ftesën e kryeministrit Rama si të pavlerë dhe provokuese. Në emisionin ‘Arena’, Bumçi shtoi se Rama ka humbur shume mundesi per dialog, te ofruara nga Partia Demokratike.

“Është një ftese e pavlerë; në tekstin e ftesës Rama, fliste se unë nuk ndaj me ju asnjë shqetësim, sikur këtu gjithçka është normale dhe se 30 qershori nuk ndryshon. Përveç letrës, është edhe sjella e Rames duke filluar nga 2017-ta. Z. Rama ka shpërdoruar disa mundësi dhe deri tani ka bërë provokime”, deklaroi ai.

Ftesa e Ramës u refuzua edhe nga Lulzim Basha, që në një takim me qytetarët e Durrësit u shpreh se “me këtë propozim Rama i shërben vetëm karriges së tij, pushtetit të tij dhe kriminelëve që e sollën në pushtet dhe do të shkelë mbi dinjitetin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm”.

Të fundit