Flash News

KRYESORE

Aleatët e Bashës me një qendrim të ri: Jemi gati për një marrëveshje me kushte

Aleatët e Bashës me një qendrim të ri: Jemi gati për

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e djeshme në një takim informal krerët e partive të djathta aleate. Në një prononcim për TV Neës 24, Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe njëri nga aleatët e Bashës, Dashamir Shehi, ka thënë se opozita është e gatshme për një marrëveshje me kushte.

Shehi ka sqaruar se opozita po përgatit një platformë për të hyrë në bisedime dhe ka bërë publike disa nga pikat e saj.

Sipas kreut të LZHK-së, duhen bërë ndryshime kushtetuese në mënyrë që të evitohen krizat, duhen bërë ndryshime në kodin zgjedhor, si dhe duhen rregulluar deformimet në sistemin e drejtësisë.

Shehi theksoi se nuk do të ketë marrëveshje poshtë tavolinës, por do të njihen si shqiptarët ashtu edhe ndërkombëtarët, dhe shtoi se pas 18 tetorit opozita do të dalë në shesh.

Të fundit