Flash News

KRYESORE

Ambasadori austriak kërkon dialog: Ne ndihmojmë, por përgjegjësia është e politikanëve vendas

Ambasadori austriak kërkon dialog: Ne ndihmojmë, por

Ambasadori austriak në Tiranë, në një prononcim për mediat nga qyteti i Fierit, ka thënë se pas pesë protestash kombëtare të opozitës ka ardhur koha për dialog. Si të huajt e tjerë, Johann Sattler i ka mëshuar idesë se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por dhuna është e dënueshme.

"Duhet të ndodhë ndalimi i spirales që tërheq poshtë dhe ndalimi i retorikës së dhunës dhe të urrejtjes, urrejtja sjell vetëm urrejtje", ka thënë Sattler.

Ai ka shtuar se retorika duhet të ndryshojë dhe ka dënuar edhe veprimet ndaj ambasadorit të OSBE Boschart.

Në fund Sattler ka theksuar se përfaqësuesit ndërkombëtarë janë këtu për të ndihmuar, por përgjegjësia mbetet te aktorët politikë vendas.

Të fundit