Flash News

KRYESORE

Andi Bushati: Pse e shoh të vështirë dialogun mes Ramës e Bashës

Andi Bushati: Pse e shoh të vështirë dialogun mes Ramës e

Sipas analistit Andi Bushati dialogu mes maxhorancës dhe opozitës në këtë situatë ku ndodhet vendi dhe ku janë pozicionuar palët, është tejet i vështirë. Sipas tij, ka një hendek të madh me kryeministrit dhe lideri të opozitës.

“Në pozicionet që janë barrikaduar palët është shumë e vështirë të ketë dialog. Opozita thotë gjithçka përveç Ramës. Rama e përmendi sot thotë gjithçka tjetër por përveç asaj që mua nuk më lejohet ta bëj apo të shpërdoroj mandatin që më ka dhënë populli. Ka një hendek të madh. Të flasësh kur zgjidhja duket shumë larg nuk ka kuptim”, tha Bushati në studion e lajmeve në News 24.

Sa i përket një negociatori, ai nuk u shpreh optimistë as për Presidentin dhe as për ndërkombëtarët.

“Këtu është gjetur një dalje në ndryshim nga dy rastet e mëparshme. në rastet e mëparshme opozita ka qenë brenda parlamenti dhe nuk ka thënë s’do marrim pjesë në zgjedhje. Me këto dy lëvizje opozita mirë apo keq e ka thelluar hendekun.

Meta e ka të pamundur të luajë arbitrin. Ndërkombëtarët kanë luajtur dy role, e para të luajnë rolin e indiferentit deri tani dhe e dyta janë afishuar pothuajse në mënyrë të hapur me maxhorancën, qeverinë, stabilitetin etj. As nga këto dy palë që përmendët nuk duket se ka një dritë në fund të tunelit për t’u ofruar si arbitër”, tha më tej Bushati.

 

Të fundit