Flash News

KRYESORE

Apeli nuk ndryshon masën, Balliu: Prokuroria lë në shtëpi Avdylajt dhe në burg protestuesit

Apeli nuk ndryshon masën, Balliu: Prokuroria lë në shtëpi

Gjykata e Apelit la në fuqi masën “detyrim paraqitjeje” për ish deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës dhe kërkoi arrest shtëpie për Balliun, i cili me një grup protestuesish të Astirit akuzohen për dhunë.

Sipas hetuesve, ata më 7 maj sulmuan policinë, ndërsa kishin bllokuar rrugën, në përpjekje që të pengonin kryeministrin Rama për të kryer një takim pranë fabrikës së miellit.

Pas vendimit, Balliu tha se kryeministri, Edi Rama ka kapur Prokurorinë dhe se ai nuk ka ndërmend të luftojë krimin.

"Prokuroria nuk mund të hetojë edhe ata që nxorën projektin korruptiv por edhe vetë projektin. Sot kemi në hetim ata që kanë nxjerrë këtë afër korruptive. Protesta ka çdo ditë. Pasi këtu ka një qeveri ku vidhet. Edi Rama është në ditët e fundit. Ai ka rritur dozën e vjedhjeve, ka shpenzuar 300 milionë euro, në një kohë që shpenzimet duhet të ishin më pak.

Në Austri kushton 13 mln euro kurse në Shqipëri, Edi Rama merr 15 milion euro në një rrugë, ku duhet të ishte 1 milion euro. Ai ka rritur dhunën ndaj protestuesve. Rama ka kapur Prokurorinë, e cila kërkon “arrest shtëpie” për Avdylajt, kurse për banorët që protestojnë kërkohet ‘arrest me burg’. Sot po luhet fati i Shqipërisë. Nuk do lejojmë që të ketë zgjedhje moniste si koha e Enver Hoxhës” Këto do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme", deklaroi Balliu.

Të fundit