Flash News

KRYESORE

'Armiq të përbetuar' prej më shumë se 70 vjetësh, tragjedia 'bashkon' Libanin me Izraelin; Jeruzalemi zyrtar: E ndajmë dhimbjen tuaj

'Armiq të përbetuar' prej më shumë se 70

Shpërthimi tragjik i pasdites së kësaj të marte, i cili do të shkaktonte 73 viktima (deri tani) dhe rreth 3000 të plagosur, duket se ka shkrirë akullin e krijuar në marrdhëniet diplomatike Izraelito-Libaneze që nga viti 1949.

Tragjedia është bërë shkak që dy vendet, të cilat deri dje e konsideronin njëra-tjetrën armike, të rilidhin kontaktet e mes tyre të ndërprera prej më shumë se 70-vjetësh.

Ka qenë Izraeli ai i cili e ka hedhur hapin e parë, për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë ‘armikun e tij të përbetuar’ Libanin, duke i ofruar ndihmë humanitare mjekësore.

"Nën drejtimin e Ministrit të Mbrojtjes, Benny Gantz dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Gabi Ashkenazi, Izraeli iu afrua Libanit përmes kanaleve të mbrojtjes ndërkombëtare dhe diplomatike për t'i ofruar qeverisë libaneze ndihmë humanitare mjekësore", thuhet në një deklaratë.

Nga ana tjetër, përmes një Twitteri, presidenti Reuven Rivlin u shpreh se solidarizohet me familjarët e viktimave në këtë kohë të vështirë.

"Ne ndajmë dhimbjen e popullit libanez dhe sinqerisht arrijmë të ofrojmë ndihmën tonë në këtë kohë të vështirë", tha ai.

Libani është një nga një numër i vogël i vendeve që Izraeli e konsideron si një shtet armik dhe nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike që prej një armëpushimi të nënshkruar midis dy vendeve në 1949.

Së fundmi javën e kaluar, kryeministri Benjamin Netanyahu po paralajmëronte se Libani, së bashku me Hezbollahun, kishin "përgjegjësi të plotë" për atë që ushtria izraelite e përshkroi si depërtim nga një celulë Hezbollahe në territorin izraelit.

Të fundit