Flash News

KRYESORE

Arrestohet boksieri i njohur, sulmoi autobusin e rivalit të tij

Arrestohet boksieri i njohur, sulmoi autobusin e rivalit të tij

Boksieri i MMA-së, Conor McGregor, është arrestuar ditën e sotme pasi sulmoi një autobus që transportonte rivalët e tij, duke bërë që Michael Chiesa të largohet nga UFC 223.

Ai goditi me karrige autobusin e mbushur me luftëtarë që po largoheshin nga arena.

McGregor urdhëroi një luftëtar të paidentifikuar të zbriste nga mjeti përpara se të bllokohej nga rojet e sigurimit.

Sipas “New York Post”, irlandezi u vetëdorëzua në stacionin policor të Bruklinit ku pritet ti komunikohen akuzat për sjellje të pahijshme.

E gjithë ngjarja erdhi ditën kur Conor McGregor iu hoq titulli botëror.

Të fundit