Flash News


KRYESORE

Arrestoi Nehat Kullën, ish-komisari i “hekurt” sot punon në fabrikë çimentoje

Arrestoi Nehat Kullën, ish-komisari i “hekurt” sot punon

Edmond Koseni i cili njihej si komisari “i hekurt”, sot punon si si përgjegjës i sigurisë private në fabrikë çimentoje. ““E kam bërë fabrikën model i rregullit dhe sigurisë. Policët duhet të jenë vetë trima dhe të njohin familjet kriminale të zonës”, shprehet ai.

Kosemi, i cili arrestoi dhe “të fortin e Tiranës”, kreun e bandës së rrezikshme, Nehat Kullën, sot refuzohet të kthehet në detyrë nga drejtuesit aktualë.

Koseni në emisionin “Dritare me Rudina Xhungën ”ka deklaruar gjatë emisionit se është i gatshëm të rikthet në detyrë, por edhe pse ka fituar të gjitha gjyqet, drejtuesit aktual të Policisë nuk pranojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave.

Edmond Koseni tha se ai ka ushtruar dhunë ndaj elementëve të rrezikshëm dhe bandave, pasi ishte e vetmja mënyrë që të luftohej kriminalitet.

“Ishte viti ’97 dhe në atë kohë ishte e vetmja mënyrë për të luftuar kriminalitetin. Unë dilja vetë në patrullë dhe në atë kohë kriminaliteti ra në mënyrë drastike. Duhet të dilja vetë sepse kriminelët ishin të rrezikshëm”, tha ai.

Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit, Koseni u shpreh se nga funksionet e larta në policinë e shtetit që i ka marrë në kohën e ish-kryeministrit Fatos Nano.

Të fundit