Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit
Tre nga partitë e vogla garuese në zgjedhjet e së dielës duket se po sigurojnë mandate parlamentare, një ndryshim themelor në politikën shqiptare që mundet t’i hapë rrugën thyerjes së sistemit duopolist të krijuar nga Partia Socialiste në qeveri dhe ajo Demokratike në opozitë si dhe të hedhë themelet për të sfiduar politikën klienteliste të fosilizuar nga këto forca politike përgjatë dy dekadave të fundit.
Procesi i numërimit të votave të së dielës nuk është mbyllur ende, por sakaq është e qartë se tetë parti të vogla nga njëmbëdhjetë garuese kanë marrë rreth 140 mijë vota brenda vendit dhe rreth 15 mijë të tjera nga emigrantët, për një total prej 155 mijë votash. Shifrat nuk janë përfundimtare për shkak se për votat brenda vendit mbeten për t’u numëruar edhe 2% e kutive ndërsa nga votat e emigrantëve, mbeten për t’u numëruar mbi 70%. Procesi i numërimit të votave të emigrantëve është bllokuar aktualisht. Edhe pse kanë kaluar pothuajse 48 orë nga mbyllja e kutive të votimit, shifrat e pjesëmarrjes nuk janë ende të disponueshme por ekstrapolimi i të dhënave të deklaruara sugjeron se brenda dhe jashtë vendit kanë votuar 1,66 milionë qytetarë dhe nga këta, 9.4% kanë votuar një nga partitë sfiduese.
Mandate parlamentare
Shumë individë dhe grupime kanë tentuar në të shkuarën të thyejnë duopolin e instaluar dy dekada më parë në marrëveshje mes Sali Berishës, në atë kohë kryeministër, dhe Edi Ramës, në atë kohë kryetar bashkie dhe kryetar i Partisë Socialiste në opozitë.
Ben Blushi me partinë Libra, pasi u shkëput nga Partia Socialiste, mori gati 20 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2017, por fitoi zero mandate parlamentare. Në vitin 2021, Nisma Thurrje, e sapokrijuar në atë kohë, mori 10 mijë vota dhe zero mandate. Disa kandidatë të pavarur, tre prej të cilëve u mbështetën nga Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës, as nuk iu afruan mandatit.
Situata pritet të jetë shumë ndryshe këto zgjedhje, ku tre nga partitë e vogla pritet të marrin minimalisht 3 dhe maksimalisht 7 mandate në varësi të rezultatit përfundimtar.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka siguruar deri më tani 3.5% të votave brenda vendit dhe 8.4% nga votat e emigrantëve. Kjo parti ka siguruar deri tani një mandat në Tiranë. Ajo gjithsesi po mban shpresa për një mandat të dytë në Fier, për të cilin është afër, dhe një në Vlorë. Shpresat për mandate në këto dy qarqe duket se varen nga ecuria më e mirë që kjo parti ka mes emigrantëve nga këto dy qarqe. NSHB ka marrë 13% të votave nga emigracioni që janë numëruar deri tani për qarkun Vlorë dhe 10% për qarkun Fier. Përkundrejt kësaj, në votat brenda vendit, ajo ka marrë respektivisht 5.4 dhe 4.6%.
Partia “Mundësia” e biznesmenit Agron Shehaj ka siguruar deri tani një mandat në Qarkun Tiranë, ndërsa një mandat i dytë është ende në garë. Mundësia ka marrë deri në këto çaste rreth 42 mijë vota, të cilat pritet të rriten deri në përfundim të numërimit.
“Lëvizja Bashkë” ka marrë deri më tani mbi 20 mijë vota në rang kombëtar. Ajo është pranë fitimit të një mandati në Qarkun Tiranë, ku ka marrë gati 2.7% të votave. Për të mësuar rezultatin final do të duhen edhe shumë ditë për shkak se rreth 150 mijë vota nga emigrimi mbeten për t’u numëruar.
Duopol me ligj
Që nga viti 1991, dy partitë kryesore, Partia Socialiste, trashëgimtare e Partisë së Punës dhe Partia Demokratike, e cila në një numër të konsiderueshëm drejtuesish u shkëputën nga Partisë e Punës, kanë menaxhuar pushtetin me ndihmën e disa partive në secilin krah, parti të vogla të përdorura me raste si karrem për votuesit e pakënaqur dhe me raste të tjera si makineri elektorale. Në vitin 2001, kur kryetari socialist i asaj kohe, Fatos Nano shprehu pakënaqësi ndaj partive të vogla aleate të PS, i cilësoi ato si “parti taksi”, në kuptimin, mjete të rëndomta që përdoren sipas nevojave të partive të mëdha përkundrejt një pagese.
Përgjatë zgjedhjeve që pasuan, PD dhe PS dhe aleatët e tyre formalë që ndryshuan emra, menaxhuan proceset elektorale të vendit dhe zakonisht i mohuan partive të dala jashtë vullnetit të tyre, qoftë njerëz të shkëputur prej tyre, qoftë iniciativa të reja politike, një garë të ndershme dhe të barabartë.
Kulmi gjithsesi u shënua në vitin 2008, kur një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së, instaloi një regjim disavantazhi të shumëfishtë për partitë e vogla në përgjithësi, me shënjestër Lëvizjen Socialiste për Integrim në veçanti. Në një nga elementët më të shëmtuar të marrëveshjes, u kërkua që, në rast se një grup njerëzisht dëshironin të krijonin një parti të re politike, ata duhej të grumbullonin deklarata të noterizuara të 20 mijë qytetarëve. Duke qenë se deklaratat e noterizuara kanë një kosto ligjore prej 200 lekësh, kostoja e themelimit të një partie të re u caktua, në këtë mënyrë, në gati 40 mijë euro.
Dizavantazhi kryesor u krijua nga ndarja e vendit në 12 rajone zgjedhore me përmasa të ndryshme, në shumicën e të cilave, partitë e vogla nuk kishin shanse reale të fitonin mandate. Krahas ndarjes në fjalë, u imponua edhe detyrimi që çdo parti të garonte në të gjitha qarqet dhe me lista të plota kandidatësh. Detyrimi përgjysmohej, pra partitë e vogla nevojiteshin të garonin me 70 kandidatë dhe jo me 140, në rast se ato pranonin të garonin si pjesë e koalicioneve të dy partive të mëdha.
Absurditeti i skemës u vu re në vitin 2017, kur MEGA, një parti e minoritetit grek në Shqipëri, u detyrua të garojë në të gjithë territorin e vendit dhe mbushi listat me çfarë të mundej ndërkohë që shpresonte për mandat vetëm në disa zona të kufizuara ku banon komuniteti që kjo parti synonte të përfaqësonte.
Diskretitimi i thellë i dy forcave të mëdha politike nga skandalet e njëpasnjëshme korruptive si dhe lufta e shumë aktivistëve kundër padrejtësive sistemike duket se krijoi dritaren e vogël, përmes të cilës, tre parti të reja po hyjnë në parlament.
Më pak mandate nga sa u takon
Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përfaqësimi në parlament duhet të jetë sa më i përafërt me votën popullore, ndonëse gjerësisht pranohet se kjo nuk është e mundur 100 për qind. Sistemi i zgjedhur nga PD-PS në fakt ka shkaktuar që nga ajo kohë “vota të djegura”, vota që praktikisht nuk janë përfaqësuar në parlament. Zgjedhjet e së dielës nuk ndryshojnë nga të shkuarat në këtë drejtim, ndonëse në të shkuarën, “viktima” të sistemit kanë qenë partitë makineri elektorale të llojit LSI apo PDIU.
Të tetë partitë e vogla sfiduese në zgjedhjet e së dielës, (pra garuesit pa PS, PD e aleatë dhe PSD), pritet të marrin brenda vendit 142 mijë vota, të cilat përbëjnë rreth 10% të votave dhe teorikisht duhej të prodhonin rreth 14 mandate. Por fakti është që këto parti pritet të marrin minimumi 3 dhe maksimumi 7 mandate për shkak të padrejtësisë sistemike. Votat e papërfaqësuara të këtyre shqiptarëve u kalojnë si mandate dy partive të mëdha. Kështu, Partia Socialiste, e cila mori 52% të votës popullore, pritet të marrë 82 mandate ose gati 56% të parlamentit, ndërsa opozita kryesore pritet të marrë 50 mandate ose 36% të parlamentit, ndërsa ka marrë 35% të votave. Me pak fjalë, nga të 11 mandatet që PS dhe PD ia ka mohuar të vegjëlve me sistemin e proporcionalit rajonal, 10 duket se janë fituar nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike. Në rast se sistemi do të ishte proporcional i pastër kombëtar, PS do të merrte 73 mandate, PD 49, Nisma Shqipëria Bëhet 4.9 mandate, Mundësia 4.3 dhe Bashkë afërisht 2 mandate. Me sistem proporcional kombëtar, Koalicioni Euroatlantik, që mori 1.36% të votave e kishte të sigurt një mandat.
Tirana goditi të mëdhenjtë
Zgjedhjet e së dielës duket se kishin përcaktues votuesit e Qarkut Tiranë. Partitë e vogla morën sëbashku afërsisht 143 mijë vota në rang kombëtar ose 10% të votave të vlefshme në rang kombëtar, por në Tiranë morën 13.7% të votave.
Në zgjedhjet e së dielës, në Tiranë u hodhën afërsisht 435 mijë vota, pothuajse 50 mijë më pak se sa katër vjet më parë. Partisë Socialiste i humbën 26 mijë vota ndërsa Partisë Demokratike i humbën më vete 35 mijë vota. Të 28 mijë votat që LSI pati marrë më 2021 në Tiranë dhe që teorikisht duhej të gjendeshin në thesin e Koalicionit Shqipëria Madhështore nuk duken gjëkundi. PD dhe LSI sëbashku kanë humbur pothuajse 64 mijë vota. Partitë e vogla të marra sëbashku në Tiranë kanë marrë gati 80 mijë vota. Katër vjet më parë, partitë e vogla, përfshirë Nismën Thurrje, apo Bindja Demokratike, patën marrë sëbashku 15 mijë vota.
Model tjetër
Dritarja e vogël drejt Parlamentit, e hapur nga partitë e vogla në zgjedhjet e së dielës ka gjasa të shënojë nisjen e një politike të një lloji të ndryshëm nga ai që kemi parë përgjatë dy dekadave të fundit. Sepse, duke filluar nga viti 2009, kur LSI kaloi ylberin politik dhe hyri në aleancë qeverisëse me PD, politika dominuese ka qenë ajo e shfrytëzimit në maksimum të burimeve ekonomike shtetërore për të siguruar vota, e manipulimit të medias, e bashkëpunimit me krimin e organizuar për të blerë vota e shantazhuar votuesit. Shkurt, nisur fillimisht nga partitë e vogla, politika klienteliste u zgjerua te partitë e mëdha PD e PS deri në fosilizim të plotë, gjë që është vërejtur përgjatë tre fushatave të fundit elektorale për zgjedhje parlamentare, fushata të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë i cilësojnë si “rather low-key” një shprehje figurative që në këtë rast nënkupton mungesën e debateve reale politike.
Në këtë kontekst, partitë e vogla, me 10% të votave të vlefshme dhe me çdo votë të siguruar falë kërkesës së qytetarëve për përfaqësim jashtë politikës klienteliste apo politikës identitare të trashëguar nga tirania komuniste dhe shkelja masive e të drejtave të njeriut nga qeveria e parë post-komuniste, sugjeron se një nisje e re është shënuar në zgjedhjet e së dielës, një nisje që është lënë pak në hije nga fitorja e bujshme e socialistëve apo shkeljeve të shumta zgjedhore të vërejtura nga vendësit dhe ndërkombëtarët. Gjasat janë që partitë e reja që hyjnë në parlament do të kenë mundësinë të demonstrojnë aftësitë e tyre, duke i dhënë qytetarëve më shumë zgjedhje në zgjedhjet e ardhshme.
Ndryshimi tjetër i madh duket se do të jetë demokracia e brendshme. Nisma Shqipëria Bëhet garoi me lista të hapura, të cilat ia imponoi vetes, ndërsa Lëvizja Bashkë vendosi Redi Muçin, një aktivist dhe jo kryetarin Arlind Qori të parin në listën e Tiranës, përmes një votimi brenda strukturave të partisë. Një numër qytetarësh u shfaqën në publik për herë të parë me politikën e pranisë fizike, nga partitë që po hyjnë në parlament dhe nga të tjera që nuk hynë, me komunikime ballë për ballë, me ballafaqim idesh dhe larg modelit të armikut të papajtueshëm të instaluar nga partitë e mëdha apo të votuesit si klient të institucionalizuar me sistemin e patronazhimit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38