Flash News

KRYESORE

Artan Fuga rrëfen raportin me nipin Endri Fuga dhe a ndikojnë kritikat ndaj Ramës në marrëdhënien e tyre

Artan Fuga rrëfen raportin me nipin Endri Fuga dhe a ndikojnë kritikat

Akademiku Artan Fuga ka folur në “Këndin e Ekselencës” për marrëdhënien që ka me nipin e tij, Endri Fuga, këshilltar dhe njeriu i besuar i kryeministrit Edi Rama.

Studentët e pyetën nëse ndikonte në marrëdhënien me nipin e tij, kritikat që ai bën ndaj kryeministrit Rama, por akademiku mohoi diçka të tillë. Fuga u shpreh se Endri është një djalë me kulturë të lartë dhe secili sheh punën e tij, pa u përfshirë në asnjë moment te puna e tjetrit.

“Nuk ndikon. Zero. Ai ka punën e tij, unë kam punën time. Ai është një djalë me edukatë të madhe. Nuk e di se çfarë bën në punën e tij. Në familje ka një edukatë shumë të lartë”, u shpreh Artan Fuga.

Fuga tregon pse refuzoi të hyntë në ‘Listën Basha’: Nuk më ofroi Ministrinë e Arsimit; korrupsionin e zhdukja për 1 orë e 33 minuta

Të fundit