Flash News

KRYESORE

Artan Fuga u jep “zgjidhje” mosmarrëveshjeve mazhorancë-opozitë për Kodin Zgjedhor: Secila skuadër ta luajë si të dojë ndeshjen!

Artan Fuga u jep “zgjidhje” mosmarrëveshjeve

Akademiku Artan Fuga ka komentuar mosmarrëveshjet e krijuara për miratimin e Kodit Zgjedhor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga shprehet se debate politik mund të marrë zgjidhje menjëherë, mjafton të zbatohet logjika juridike diferenciale.

Duke ironizuar situatën, Fuga thotë se kjo është njëlloj si në futboll, ku secila skuadër e luan si të dojë ndeshjen.  Sipas Fugës, kuadri ligjor i përbashkët lejon të ketë sjellje të ndryshme nga ana e partive politike të ndryshme, dhe secila të ruaj pozicionin e vet.

Postimi i plotë:

Futboll total apo katenacio? Secila skuadër ta luajë si të dojë ndeshjen mo!

Kriza ku e kanë futur vendin për mosmarrëveshjet lidhur me Kodin elektoral zgjidhet me logjika juridike diferenciale menjëherë, ku një kuadër ligjor i përbashkët lejon të ketë sjellje të ndryshme nga ana e partive politike të ndryshme, secila duke ruajtur pozicionin e vet!

Si t’ua bëjmë të kuptueshme këtë koncept ku identiteti ligjor si kuadër i përgjithshëm lejon diferencialitet politiko-juridik sipas alternativës të cdo grupimi?

Do PD listën e vet të hapur, pra si futboll total me ndryshime vendesh e rolesh të kandidatëve, po ashtu ta bëjë, aferim. Do PS ta ketë me vende dhe role të fiksuara, ashtu ta mbajë, hair!

Do PS të ketë koalicion me një listë me aleatët e vet, hiç mos e luaj, do PD me lista të ndryshme aleatësh brenda një koalicioni, aty të qendrojë. Mjafton votat të mos ndikohet. Votat e marra t’i ndajnë sipas formulave të tyre.

Të fundit