Flash News

KRYESORE

Associated Press pasqyron tërmetet: Shqipëria me aktivitet të lartë sizmik për shkak të vendndodhjes

Associated Press pasqyron tërmetet: Shqipëria me aktivitet të

‘Associated Press’ shkruan për tërmetet në Shqipëri.

Media e njohur thekson se shumë qytetarë në kryeqytetin e Shqipërisë dhe portin e Durrësit nuk janë rikthyer në shtëpi pas një tërmeti të shkallës 5.8 rihter, i cili la pas 105 njerëz të dëmtuar dhe qindra shtëpi.

“Autoritetet thonë se tërmeti i së shtunës pasdite u pasua nga më shumë se 100 tërmete të tjera më të vogla. U dëmtuan rreth 600 shtëpi dhe objekte të energjisë dhe ujit në Tiranë, Durrës dhe disa rrethe të tjera. Shumë njerëz lanë shtëpitë duke u strehuar në  ambiente të siguruara nga shteti.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, tha se "për fat të mirë puset e naftës nuk u dëmtuan".

E shtrirë në detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet dhe regjistron aktiviteti sizmik pothuajse çdo ditë”-përmbyll shkrimin Associated Press.

Burimi: abcnews.go.com

Të fundit