Flash News

KRYESORE

Atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit, Balla: Ngjarje të tilla ndodhin në çdo kryeqytet të botës

Atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit, Balla: Ngjarje të tilla ndodhin

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë qenë sot të pranishëm në Elbasan, ku u zhvillua ceremonia e Forcave "Shqiponja".

Pas ceremonisë së rastit, Balla i është përgjigjur interesit të medias lidhur me largimin e ministrit Lleshaj nga posti, teksa ka theksuar se ai ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer.

Ndërkohë ai ka reaguar edhe për ngjarjen e ditës së djeshme, ku iu bë atentat Preng Gjinit në automjetin ku ai ndodhej, duke i shpëthyer eksplozivin që mund ti kishte marrë jetën.

Balla është shprehur se ngjarje të tilla ndodhin në çdo kryeqytet të botës, teksa thekson se policia do t’i zbulojë autorët.

"Hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit.

Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

Të fundit