Flash News

KRYESORE

Atentati në Shkodër, deputeti Bardh Spahija akuza Ramës

Atentati në Shkodër, deputeti Bardh Spahija akuza Ramës

Shkodra u trondit paraditen e sotme nga varsja misterioze e shtetatit Fatos Ferracaku. Lidhur me ngjarjen ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahija, i cili ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama.

“Jo me larg se mbreme, kryekrimineli i organizates kriminale rilindje, lutej qe krimi te hante kokat e njeri tjetrit. Pa kaluar 24 ore krimi godet perseri ne mes te dites dhe ne mes te Shkodres. A thua do jete lumturuar kryekrimineli Edvin Kristaq Rama per kete ngjarje tronditese per Shkodren?”.“Po shteti o kryekriminel ku eshte? Apo i ke angazhuar per ti mbyllur gojen protestes se njerezve per drejtesi duke intimiduar dhe ndaluar protestuesit e ndershem qe jane ngopur me padrejtesite dhe babezine tende dhe te shpures tende kriminale?”, ka përfunduar Spahija.

Informacionet paraprake theksojnë se Ferracaku nuk ishte person me precedent penal, perveç faktit se eshte djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait te biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018, ne zonen e Livadheve.

Të fundit