Flash News

KRYESORE

Athina kërkon nga Tirana që të mbyllen sa më shpejt hetimet për Konstantinos Katsifas

Athina kërkon nga Tirana që të mbyllen sa më shpejt hetimet

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias i kërkon autoriteteve shqiptare që të përfundojnë sa më shpejt hetimet për sqarimin e rrethanave në të cilat humbi jetën Konstantinos Katsifas.

Mesazhi i tij përfshihet në përgjigjen e interpelancës që ka kërkuar për këtë ngjarje një deputet i partisë së re “Zgjidhja Greke” në datën 8 gusht dhe publikohet sot shkruan Top Channel.

“Athina i ka bërë të qartë palës shqiptare se hetimet përkatëse duhet të përfundojnë menjëherë dhe të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur, pa vonesa të mëtejshme, raporti i hollësishëm që do të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes dhe kjo do të çojë në dhënien e drejtësisë, por dhe sigurisë për minoritetin kombëtar grek”, thekson kryediplomati grek.

Ai thekson se Ministria e Jashtme që ai drejton, tregon seriozitet dhe përgjegjësi në trajtimin e çështjes së rëndësishme të Katsifas-it.

Ministri i Jashtëm kujton se mbrojtja e të drejtave të Minoritetit Kombëtar Grek, ka të bëjë edhe me perspektiven evropiane të Tiranës.

Të fundit