Flash News

KRYESORE

‘Babalja’/ Alizoti pranon kallzimin e rremë në gjyq: Kush është zyrtari i PD që më premtoi 200 mijë euro

‘Babalja’/ Alizoti pranon kallzimin e rremë në gjyq: Kush

Gjykata e Tiranës dëgjoi dëshminë e Fredi Alizotit, i implikuar në dosjen e ashtuquajtur “Babalja”.

Alizoti pranoi akuzat për kallzim të rremë dhe rrëfeu para gjykatës se ai dhe Albert Veliu kanë bërë audio-përgjimin. Sipas Alizotit, plani ka qenë që në shtator të 2017, por nuk është realizuar pasi Veliu nuk kishte gjetur njerëz të besuar në Vlorë. Në këto kushte, Veliu i është drejtuar sërish Alizotit, i cili tha se kishte pranuar pasi Ervin Salianji i kishte premtuar 200 mijë euro.

Ka qenë po Salianji ai që, sipas Alizotit, ka siguruar stilolapsat për përgjim, duke shtuar se mosmarrja e lekëve dhe fakti se ndihej i kërcënuar e kanë shtyrë të tregojë të vërtetën.

Të fundit