Flash News

KRYESORE

Balla: Ne bëjmë shtet, Basha hetohet nga FBI

Balla: Ne bëjmë shtet, Basha hetohet nga FBI

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka folur për aksionin e fundit opozitar “Ndiq paratë”.

Sipas tij, këtë aksion po e udhëheq Lulzim Basha, që është objekt i një hetimi skandaloz për financim të PD nga ana e oligarkëve rusë.

Në Shqipëri nuk ka krizë politike. Mirëpo ka krizë të një partie politike. Opozita nuk është monopol i askujt. Por kjo opozitë nuk flet për hallet e popullit. Dëgjova dje që Basha kishte marrë nismën “Ndiq paratë”, ndërsa Lulzim Basha është subjekt i një hetimi për FBI, për Prokurorinë shqiptare i një prej skandaleve me lobim rus kundër interesave të Shqipërisë”, tha Balla në studion e emisionit ‘Opinion’ në Neës 24.

Në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit, Balla tha se ishte e shkëlqyer, duke shtuar se PS do të bëjë shtet që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.

“Në ato kushte që janë bërë zgjedhjet, pjesëmarrja ka qenë e shkëlqyer. Ishim në kushte të vështira, të mos harrojmë asnjëherë. Askush nuk mund të guxoj besoj të thotë se këto zgjedhje nuk ishin të mira dhe pjesëmarrja e kënaqeshme. Prej ditës së parë, qasja jonë ka qenë ‘shtet, punë dhe mirëqenie. Të bësh shtet do të thotë të respektosh rregullat, si për njerëzi e thjeshtë ashtu edhe për politikanët. Nëse ju shkelni një kundra-vajtje ta themi në qarkullim, njësoj duhet të veprojë ndaj çdo personi”, tha ai.

Të fundit