Flash News

KRYESORE

Banka e Shqipërisë forcon rregullat për të luftuar pastrimin e parave në vend

Banka e Shqipërisë forcon rregullat për të luftuar pastrimin

Banka e Shqipërisë do të forcojë rregullat e mbikëqyrjes për bankat dhe institucionet financiare jo banka që të luftojë fenomenin e pastrimit të parave. Në mbledhjen e fundit, Banka e Shqipërisë njoftoi se miratoi një paketë rregullative për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Ekspertëve të Moneyval, në kuadër të rekomandimeve të Raportit të Ekspertëve të Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit shkruan revista Monitor.

Nëpërmjet këtyre ndryshimeve i vihet një theks më i madh procesit të monitorimit në vazhdimësi nga Banka e Shqipërisë të aksionerëve ose ortakëve të bankave dhe subjekteve financiare jobanka, si dhe të organeve drejtuese të subjekteve financiare jobanka dhe të shoqërive të kursim-kreditit.

Paketa përfshin ndryshime në rregulloret për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja në Shqipëri, subjektet financiare jobanka, shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, zyrat e këmbimit valutor, si dhe në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit. Nëpërmjet kësaj pakete, synohet plotësimi i rekomandimeve të Komitetit të ekspertëve të Moneyval, në kuadër të vlerësimit të raundit V për Shqipërinë. Burimi: Monitor

Të fundit