Flash News

KRYESORE

Basha ndryshe nga Rama: Ftesë ndërkombëtarëve për të negociuar krizën

Basha ndryshe nga Rama: Ftesë ndërkombëtarëve për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë shtypi pasditen e së martës, ka bërë një ftesë publike për partnerët ndërkombëtarë strategjikë për t'u angazhuar dhe ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

"PD dhe opozita janë gati për t'u përfshirë në një proces të vërtetë politik më ndihmën e partnerëve për të zgjidhur këtë krizë për t'u rikthyer qytetarëve parlamentin e marrë peng", ka deklaruar Basha.

Shefi i opozitës ka thënë se ka komunikuar me telefon me partnerët dhe është njohur me vullnetin e tyre për të ndihmuar në daljen nga kriza. "Iu kam komunikuar se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës në vend", ka shtuar ai.

Në një konferencë shtypi në mesditë, kryeministri Rama ka thënë se nuk ka nevojë për ndërhyrjen e të huajve për të zgjidhur krizën.

Të fundit