Flash News

KRYESORE

“Basha, shalqi me provë”, Bushati: Kryeministri, shalqi me provë që në 98-ën

Analisti Andi Bushati, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend u ndal te batuta e kryeministrit Edi Rama sot në një konferencë me gazetarët kur tha se “Basha është shalqi me provë”.

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, Bushati tha se Rama duhet të lerë mënjanë këtë lloj gjuhe. Sipas Bushatit, vetë Rama është një arë shalqinjsh me provë që në 98-ën.

“Basha i është përgjigjur Ramës me të njëjtën gjuhë. Madje kur ishte në pushtet i vodhi edhe 10 vota. I mbaj mend zgjedhjet e Tiranës, ku Rama fitoi, ndërsa Basha ia vodhi. Këtu nuk është puna është i fortë Rama apo Basha, këtu është që jetojmë në një karikaturë demokracie ku i fortë është pushteti. Tani pushtetin e ka Rama dhe mund të bëjë ç’të bëjë.

Tani mund të ndalemi tek batuta e shalqirit me provë, natyrisht që e gjithë Shqipëria e din që Basha është një shalqi me provë, por Rama është një shalqi me provë që në 98-ën. Sot një njeri që 23-24 vjeç ka lindur kur Edi Rama ka qenë në pushtet.

Do të thotë që Rama është një arë shalqinjsh me provë, jo një shalqi me provë. Dhe është mirë që kjo gjuhë të largohet, se dakord kur e bëjnë me njëri-tjetrin, por sot në të njëjtën ku dëgjova batutën e shalqirit, dëgjova Ramën të komentonte kërkesën e komunitetit të futbollit dhe arrinte deri në komente ku futbollistët shqiptar nuk vrapojnë aq sa duhet në fushë. Domethënë nuk është ky njeri arbitri, noteri dhe t’i vendosi vulën portaleve që shpifin, për artistët që nuk kanë nivelin e duhur”, tha Bushati.

Të fundit