Flash News

KRYESORE

Basha sot në konferencë për teatrin: Djegia e mandatave është opsioni më i lehtë; etapat i ndjekim hap pas hapi

Basha sot në konferencë për teatrin: Djegia e mandatave

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka shprehur edhe njëherë tjetër qëndrimin e opozitës kundër ligjit të miratuar në Kuvend dhe që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

I pyetur nga gazetarët nëse opozita do të shkojë drejt djegies së mandatave, Basha theksoi se ky është opsioni më i lehtë, por objektivi kryesor është çlirimi i Shqipërisë nga krimi. Ai tha se mjetet dhe kalendarin e aksionit opozitar nuk do i bëjë subjekt të sensacioneve mediatike.

“Ajo që sapo u thashë është e qartë. Mjetet dhe kalendarin nuk kam ndërmend t’i bëjë subjekt të sensacioneve mediatike. Të jeni të sigurtë që do i ndjekim hap pas hapi të gjitha etapat dhe të gjitha opsionit, ku djegia e mandateve është opsioni më i lehtë. Përballja dhe çlirimi i Parlamentit, çlirimi i Shqipërisë nga krimi është objektivi ynë dhe ne do ta arrijmë së bashku me të gjithë qytetarët”, u shpreh kryeopozitar.

Basha i bëri gjithashtu thirrje presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin e miratuar dje nga mazhoranca e Edi Ramës për Teatrin Kombëtar.

Grupi Parlamentar i PD-së merr vendimin: Betejë frontale në sallën e parlamentit! Përgatitje për aksionin e radhës

Ekskluzive/ Pandeli Majko nuk ka marrë ende asnjë vendim për dorëheqjen; stafi i tij nw Ministri vijon punën

Nuk është Robert Bitri, kush është deputeti i LSI që bashkoi votat me Ramën pro shembjes së Teatrit Kombëtar

Të fundit