Flash News


E-TJERA

Pranoi kërkesën e PS për numërimin e votave nga Greqia, PD-Kolegjit Zgjedhor: Shfuqizo vendimin e KAS

Pranoi kërkesën e PS për numërimin e votave nga Greqia,

Partia Demokratike ka kërkuar nga Kolegji Zgjedhor të shfuqizojë vendimin e KAS, e cila i dha konfirmimin për numërimin e votave nga Greqia.

Përmes njoftimit të Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, bëhet e ditur se sot në orën 20:00 do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues, në ambientet e kësaj gjykate.

Kujtojmë se me shumicë votash KAS vendosi këtë të martë që të pranojë ankesën e Partisë Socialiste duke shpallur pavlefshëm vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të vijuar procesin e numërimit të votave të Diasporës, pa ato të zarfeve nga Greqia.

NJOFTIM PER MEDIA

Në datën 14.05.2025, ora 20:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.9 Regj. Themeltar Dt.14.05.2025 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PERSON I INTERESUAR: Partia Socialiste e Shqipërisë.

OBJEKTI: 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 13.05.2025 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve1.

2. Pezullimin e vendimit nr. 50, datë 13.05.2025 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

BAZA LIGJORE: Nenet 19, 20, 145 dhe 152 të Kodit Zgjedhor;

Vendimi nr. 13, datë 12.11.2024 të Komisionit Rregullator;


Vendimi nr. 22, datë 20.03.2025 të Komisionit Rrregullator.

Tiranë, më 14.05.2025

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë (

Të fundit