Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha takim me ish-kryeministrin e Kanadasë: Sundimi i ligjit, rruga e vetme për në BE
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Harper është një mik i çmuar dhe përkrahës i zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.
“Nderi dhe privilegji im për të mirëpritur sot një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, ish kryeministrit të Kanadasë dhe Presidentit të IDU stephenharper. Mirënjohës për mbështetjen e tij për demokracinë dhe sundimin e ligjit si një rrugë e vetme përpara për Shqipërinë në BE”,- shkruan Basha.
Reagim për këtë takim ka pasur edhe edhe ish-kryeministri Harper.
Harper njofton se pjesë e diskutimit ishte situata aktuale në Shqipëri.
“I kënaqur që takova Kryetarin e Opozitës dhe Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Diskutim i mirë i situatës aktuale në Shqipëri dhe nevojës për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit. IDU shpreson në bashkëpunimin e vazhdueshëm me partinë tonë anëtare PD Shqipëri”, - shkruan Harper në Twitter.