Flash News

KRYESORE

Bashkëshorti i Besa Shahinit: Arrestimi im është me prapavijë politike

Bashkëshorti i Besa Shahinit: Arrestimi im është me

Deputeti i Partisë Social Demokratike, Dardan Molliqaj e cilëson shoqërimin e tij nga policia në Kosovë si anti-ligjore. Në një intervistë për emisionin ‘Info Magazinë’, Molliqaj mendon se shoqërimi i tij ishte politik, pasi fletë-arresti është lëshuar të dielën, e cila është ditë pushimi për gjykatën.

Bashkëshorti i Besa Shahinit u arrestua me akuzën e pjesëmarrjes në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

“E para ishte që (shoqërimi) proceduralisht ishte joligjor për shkak se deri tek arrestimi shkon nëse pala refuzon të paraqitet në prokurori. Prokuroria e Kosovës duhet të dalë me një kërkim falje ndaj meje sepse po e thotë një të pavërtetë. Prokuroria duhet të dërgojë ftesë të shkruar fizikisht. Një ftesë llogaritet e dërguar nëse personi e ka nënshkruar pranimin, apo anëtarët e afërt që nënshkruajnë kur e pranojnë ftesën. Unë ju siguroj që askush nga të afërmit e mi, aq më pak unë, nuk kemi pranuar ftesë. Le të bëjë publike kush e ka pranuar ftesën në ketë rast”.

“Pastaj ka një absurditet të arrestimit. Gjykata dhe prokuroria në fundjave nuk punojnë, përveç rastet emergjente dhe kujdestaria. Të gjitha rastet trajtohet me procedurë të shpejtë. Sipas shkresës, vendimi për flet-arrest ndaj meje është marre dje, e diel, përkatësisht me datën 12”.

Molliqaj sqaroi se në komisariat qëndroi për rreth dy orë, ndërsa refuzoi të japë deklarime para policisë.

Të fundit