
Flash News
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
Skandal në Petrelë/ Gjeten në rrugë një tufë kartash ID të qytetarëve
Finiq/ Mosparaqitja e komisionerëve bllokon votimin, policia niset për t’i marrë
Probleme edhe në Shijak/ Pajisja biometrike nuk njeh shenjat e gishtërinjve të votuesve
Bashkia Durrës bën një vesh shurdh ndaj kërkesave për korsi biçikletash
Prej 5 vitesh qytetarët përmes grupimit “Bicycle Durrës” i kanë kërkuar bashkisë së qytetit përfshirjen e pistave të biçikletave në projektet e saj për rikonstruksionin e rrugëve dhe rindërtimin e zonave të caktuara në qytet.
Bashkia Durrës vijon të mos reflektojë edhe pas kërkesave të shumta të “Bicycle Durrës” për përfshirjen e pistave të biçikletave. Kjo vërehet mjaft qartë në investimin e tyre të fundit përmes projektit të “Rikonstruksionit të Sheshit Taulantia”, ku rikonstruksioni i rrugës nuk përfshiu edhe pistat e biçikletave.
“Kam frikë të dal me biçikletë, shpesh herë edhe lajmet për aksidentetet me biçikletë më shtojnë ankthin. Besoj që pushteti lokal duhet që të ndërtojë pista biçikletash, në mënyrë që ne të jemi më të sigurt kur të dalim”, shprehet 20 vjeçarja me iniçiale GJ.V.
Më datë 6 maj grupimi qytetar “Bicycle Durrës” ju drejtua me një kërkesë për bashkëpunim Bashkisë Durrës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Aktivistët parashtruan se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh dhe invesimet e bashkisë dhe FSHZH-së që po realizohen këto ditë në qytet nuk i përfshijnë korsitë.
“Theksojmë se si grup interesi dhe qytetarë të Durrësit nuk jemi informuar për asnjë konsultim apo dëgjesë publike me grupet e interesit apo qytetarët mbi këto ndërhyrje në qytet”, evidenton kërkesa e cila i kërkon pushtetit vendor që të përfshij menjëherë pistat e biçikletave në investimet publike. Kur kanë kaluar 2 javë nga dorëzimi i kërkesës aktivistët ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.
“Jemi në një situatë pandemie që po vijon dhe nuk kemi mundur të ju kthejmë një përgjigje”, sqaroi zyrtarisht një zyrtar i bashkisë. “Investimi tek Sheshi Taulantia po bëhet nga qeveria dhe ne jemi përfitues, ndërsa rikonstruksionet që do të bëhen pas tërmetit mund të ketë pista biçikletash”, përfundoi zyrtari. Deklarata kontradiktore e zyrtarit nuk sqaroi përse pista e biçikletave nuk u përfshi në riksonstruksionin e Rrugës Taulantia, një investim i Bashkisë Durrës.
Së fundmi në kuadër të projektit “Lëviz për korsitë, pedalo i sigurt”, që mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, janë pajtuar një grup arkitektësh dhe urbanistësh të pavarur që po realizojnë një plan mobiliteti dedikuar lëvizjes me biçikletë në qytet, duke identifikuar edhe rrugët që kanë nëvojë urgjente për ndërtimin e pistave për biçikletat.
Arkitektët dhe urbanistët e pavarur që po realizojnë studimin për mundësinë e ndërtimit të pistave në qytetin e Durrësit shprehen të habitur nga indiferenca e bashkisë dhe mënyra e zbatimit të projekteve infrastrukturore.
“Nga studimi ynë rezulton se në Durrës ka vetëm dy pista biçikletash të cilat plotësojnë standardet. Njëra është segmenti tek rruga e re dhe tjetra është pjesa që lidhet me Plazhin, ndërkohë që në të dyja skajet nuk ka vazhdim”, shpjegon arkitekti Suer Bedeni.
“Çiklistat janë pjesë e lëvizjes së mobilitetit ashtu si makinat, motorët etj., kështu që duhen marrë parasysh në projektet e bashkisë sipas nevojave dhe standardeve. Pra, nuk ka lidhje me çështje teknike por me vullnetin dhe buxhetin e bashkisë”, përfundon arkitekti dhe dizejnuesi urban, Suer Bedeni.
Ndërkohë që gjatë pandemisë së SARS-COV-2 vërehet mjaft qartë që biçikleta është mjeti më i përdorur nga qytetarët për të kryer punët e tyre të përditshme . Shumë qytetarë ankohen për mungesën e korsive të biçikletave sepse sipas tyre mundësia që të bëjnë aksident është e lartë. Ndërsa qytetarja me iniciale E.M, një dashamirëse e biçikletës shprehet e zhgënjyer nga bashkia.
“Është e frikshme se si bashkia nuk e quan të rëndësishme ndërtimin e pistave të biçikletave”, tregon e reja që studion për inxhinieri ndërtimi.
“Madje tani më shumë se kurrë bashkia duhet të arsyetojë për ndërtimin e pistave, mjafton të shikosh situatën e COVID-19 për të kuptuar rëndësinë e ndërtimit të pistave”, përfundon 19 vjeçarja me një ton të revoltuar.
Nga përgjigjet e specialistëve të fushës dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët duket se Bashkia. Durrës duhet të marrë në konsideratë ndërtimin e pistave të biçikletave, që do të sillte edhe uljen e numrit të aksidenteve dhe ndotjes.
Të fundit


Shqipëria voton, sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 11:00
11 Maj 2025, 11:30


Edi Rama voton në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli
11 Maj 2025, 10:57
Denoncon Luan Baçi: Një kuti votimi ka ardhur me 500 fletë votimi mangët
11 Maj 2025, 10:50


I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”
11 Maj 2025, 10:26

Skandal në Petrelë/ Gjeten në rrugë një tufë kartash ID të qytetarëve
11 Maj 2025, 10:09





Socialistët blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD
11 Maj 2025, 09:16
Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Votoni që të shëroni Shqipërinë
11 Maj 2025, 09:05

Votuesja fotografoi votën në Elbasan, kapet në flagrancë nga komisionerët
11 Maj 2025, 08:46
Iu gjetën listë me emra, policia arreston dy persona në Rrëshen
11 Maj 2025, 08:37
Giro d’Italia në Vlorë, Policia publikon listën e rrugëve të bllokuara
11 Maj 2025, 08:33
100-vjeçari voton në Tiranë: Kam hedhur votë që në vitin 1946
11 Maj 2025, 08:17
Probleme me pajisjen biometrike në Tiranë, qytetarët nuk mund të votojnë
11 Maj 2025, 08:13


Shqiptarët zgjedhin parlamentin e ri, Berisha: A jeni gati njisha?
11 Maj 2025, 07:54

Procesi i votimeve nis me probleme teknike edhe në Berat e Lezhë
11 Maj 2025, 07:41





India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
10 Maj 2025, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Maj 2025, 07:59

Mbyllja e mitingjeve/ Kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha
9 Maj 2025, 22:44
LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA
9 Maj 2025, 22:16













Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare
9 Maj 2025, 20:05



DW: Zgjedhjet parlamentare, provë vendimtare për në BE
9 Maj 2025, 18:53

