Flash News

KRYESORE

Bayern nuk të fal as për 6 minuta, dy lojtarë gjobiten

Bayern nuk të fal as për 6 minuta, dy lojtarë gjobiten

Në Gjermani dhe sidomos te Bayern, rregulli është gjëja kryesore. Pre e disiplinës bavareze së fundmi kanë rënë dy lojtarë (asnjëri gjerman). Ata janë Ivan Perisic dhe Javier Martinez.

Kroati nuk ka respektuar orarin e stërvitjes (vendosur nga trajneri Niko Kovac me shumë kujdes), pasi është paraqitur me 6 minuta vonesë. Kjo seancë ishte programuar para ndeshjes me Augsburgun në orën 15:30.

Spanjolli Martinez, i transferuar për 40 mln euro nga Athletic Bilbao në vitin 2013, është paraqitur një minutë pas kroatit. Sipas gazetës gjermane Bild, të dy lojtarët do të gjobiten.

Të fundit