Flash News

KRYESORE

“BD kandidon një vrasës me pagesë në Kukës”/ Astrit Patozi mbron Abedin Oruçin

“BD kandidon një vrasës me pagesë në

“Abedin Oruçi është vrasës me pagesë”, kështu deklaroi të mërkurën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për kandidatin e Bindjes Demokratike për Bashkinë e Kukësit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Astrit Patozi, koordinatori i partisë, i ftuar në A2 CNN hedh poshtë akuzat me argumentin se deri tani ai rezulton i pastër penalisht. “ Kush e thotë Niçja apo Babalja?”, ironizon Patozi, duke shtuar se “Oruçi është një zyrtar i lartë i shtetit, kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës dhe deri më tani është i pastër”.

Patozi komenton edhe vendimin e fundit të PD-së dhe LSI-së për të dërguar anëtarët e tyre në KZAZ-të si një ”kalë troje” që ai cilëson “kundër ligjit, kundër moralit dhe pa logjikë”.

“Ligji shprehet qartë që janë partitë parlamentare që kanë të drejtën e komisionerëve, dhe nga momenti që kanë lënë mandatet nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë diçka që nuk duan, vetëm garuesit kanë të drejtë të kontrollojnë njeri tjetrin”, shpjegon më tej Patozi, që insiston se me bindje se partia e tij nuk është vegël apo patericë e kryeministrit Edi Rama.

Të fundit