Flash News

KRYESORE

BE-ja nuk e rekomandon vetingun në gjyqësor në Maqedoninë Veriore, a ka ndikuar Shqipëria?

BE-ja nuk e rekomandon vetingun në gjyqësor në Maqedoninë

Ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar mendon se vetingu nuk është i nevojshëm në sistemin gjyqësor në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev kërkoi ditën e djeshme që unioni ta ndihmojë në kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi "një pjesë e tyre janë kështjella e fundit e pushtetit të shkuar të Gruevskit".

‘Qëndrimi ynë për vetingun është i qartë. Mendoj se ne preferojmë që të shfrytëzohen elemente tjera që të përmirësohet gjyqësori, i cili në fund të fundit dhe nuk është në situatë shumë të keqe në vend. Ka shumë mënyra që të përmirësohet gjyqësori.

Gjithsesi ne mund të japim mbështetje, njëri ndër projektet është ndjekja e rasteve të korrupsionit të lartë në gjykata dhe atë do ta bëjmë vitin e ardhshëm dhe mendoj se ajo do të ndihmojë që të përmirësohet situata.

Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit dhe për veting duhet që të përmirësohen disa kushte, si konsensus nga të gjitha partitë politike. Për momentin nuk shohim nevojë për atë. Megjithatë vendimi është gjithmonë i vendit”, tha Zhbogar.

Ndërsa nisi procesi i vetingut në Shqipëri, vendi hasi ën probleme duke qenë se u shpërbë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e lartë, e ende nuk janë vënë në funksion.

BE-ja i trembet një bllokimi të tillë edhe në vendin fqinj, e ndaj kërkon që të jetë e matur për të nxitur një proces të tillë.

Të fundit