Flash News

KRYESORE

Besa Kokëdhima u tërhoq nga "Kënga Magjike" Arditi i lutet të kthehet: Mos mungo

Në një postim në Instagram, Besa Kokëdhima ka njoftuar tërheqjen e saj nga festivali i "Kënga Magjike".  Përmes postimit të saj, ajo sqaronte se e kishte të pamundur të performonte në këto momente tragjedie. Besa ka konkurruar për herë të parë me një këngë që e ka shkruar vetë dhe e ka kompozuar vetë. Kënga "Histori" është pëlqyer shumë nga publiku dhe fakti që është tërhequr nga disa fansa është pritur mirë sepse sipas tyre kjo tregon vlera të larta njerëzore përveçse si artiste.
 
View this post on Instagram
 

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 - 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gezoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi! Dear friends, I regret to inform you that at this time of tragedy, sorrow and panic, I am unable to perform December 5 - 7 at The Magic Song 2019. My heart is filled with despair and suffering for those who are no more, and I am unable to sing when so much has happened to my countrymen; therefore I have to officially withdraw my entry “History” from Magic Song 2019 competition! I am convinced that the Magic Song will do a notable job to contribute towards helping those affected, and I will quietly give my help and contribution to try easen their pain, and respect their irreparable losses. I apologize to my fans who were waiting for my performance and thank the organizers and @arditgjebrea for everything they have done for me and my colleagues!

A post shared by Besa (@besaofficial) on

Nga ana tjetër ka disa fansa që janë mërzitur që ajo ka hequr dorë nga "kënga Magjike", njësoj si edhe producenti i këtij festivali, i cili i është lutur Besës të kthehet. Duke komentuar poshtë postimit të saj, Arditi i ka thënë Besës se ky festival do të jetë për të prekurit nga tërmeti dhe të ardhurat do shkojnë për ta: "Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin #kendojpertendertuar dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë. Kam qënë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në @edielashqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por #tegjithebashkemundemi Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!"  

Të fundit