Flash News

KRYESORE

Betohet kryebashkiaku i PS që doli në përgjimet e Bild, i pranishëm Sandër Lleshaj dhe Ulsi Manja

Është kryer sot konstituimi i Këshillit Bashkiak të Lezhës, si dhe Kryetari i ri i Bashkisë, Pjerin Ndreu.

Gjatë ceremonisë, i pranishëm ishin ministri i Brendshëm, Sandër LLeshaj, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ish ministrja e Arsimit , Lindita Nikolla, por edhe Ulsi Manja, deputeti dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, i cili bashkë me Ndreun dolën në përgjimet e Bild.

“Për 4 vitet e ardhshme do të ketë më shumë vëmendje për turizmin, agrikulturën dhe infrastrukturën.

Lezha duhet të marrë dinjitetin që i takon, qoftë nëpërmjet mirë-administrimit të pushtetit vendor, ashtu dhe prej mbështetjes qeveritare”, shkruan ndër të tjera ministri Lleshaj në rrjetet sociale.

Të fundit