Flash News

KRYESORE

Bild: Si u gjet i groposur në pyll boksieri shqiptar

Bild: Si u gjet i groposur në pyll boksieri shqiptar

Një i ri shqiptar është gjetur i vrarë në një pyll të Gjermanisë. Pasi ishte vrarë, i riu ishte groposur në një pyll në Doalauer Heide dhe sipas gazetës gjermane, ‘Bild’,  viktima është 27-vjeçari Ismail P. i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste. Trupi është zbuluar nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë pas kësaj ka njoftuar policinë.

Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte plagë të shumta me thike dhe me armë të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen.

Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, teksa sipas dëshmisë së një taksisti, i cili e kishte sjellë deri aty afër, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me karta në makinë, duke thënë se do të kthehet t’i marrë përsëri.

Viktima i kishte thënë taksistit se do shkonte të takonte një mik dhe duhet ta priste aty deri sa të kthehej, por nuk ia doli të kthehet asnjëherë.

Të fundit