Flash News

KRYESORE

BlackBerry padit Twitter-in, e akuzon për vjedhjen e gjashtë patentave

BlackBerry padit Twitter-in, e akuzon për vjedhjen e gjashtë patentave

Ish prodhuesi i smartphone-ve, BlackBerry ka paditur sot kompaninë e rrjetit social ‘Twitter’, për shkelje patentash. Vitin e kaluar, BlackBerry paditi edhe rrjetin social tjetër Facebook.

Në padi flitet për shkeljen e gjashtë patentave, të cilat lidhen me dërgimin e njoftimeve, heshtjen e tyre apo për teknikat e reklamimit.

BlackBerry e konsideron veten si pioner të komunikimit telefonik dhe thotë se Twitter ka krijuar aplikacione komunikimi, duke kopjuar inovacionet e e tij dhe një numër teknikash inovative.

BlackBerry, dikur një gjigant në prodhimin e smartphone-ve, ndaloi se prodhuari harduer në 2016-ën. Në 2017-ën prezantoi KEYone, prodhuar nga TCL nën strategjinë e re të kompanisë për t’u fokusuar tek softuerët.

Të fundit