Bllokohet anija greke, me 121 kg kokainë

Një anije mallrash me një sasi të konsiderueshme kokaine në bord është ndaluar nga autoritetet peruane. Sipas mediave të huaja, anija me emrin “Dimitri C” i përket kompanisë greke Danaos Shipping.

Autoritetet në Peru bastisën anijen dhe në bordin e saj gjetën plot 121 kilogramë kokainë e ndarë në tre çanta. Rasti është pasqyruar edhe në shtypin grek, të cilat shkruajnë se anija i përket biznesmenit Gianni Kousta.

Mjeti lundrues kishte mbërritur në Peru më 13 shtator pasi ishte nisur nga Kili dhe destinacion përfundimtar ishte Ekuadori. Në bord ishin 23 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët 16 ukrainas, 3 rusë dhe 4 nga Tanzania. Mediat vendase nuk kanë bërë të ditura të tjera detaje për këtë rast të trafikut të drogës.