Flash News

KRYESORE

Boçi: Një nënë në rrugë nga tërmeti, shteti i kalbur i Ramës të vihet në lëvizje

Ish-deputetit I PD-së Luçiano Boçi ka treguar për dramën e një nëne me fëmijë paraplegjikë, e cila nuk ka asnjë ndihmë e po kalon momente shumë të vështira. Sipas tij, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, Sadije Kaja në zonën e plazhit, nuk di ku të fusë kokën.

“Tërmeti e ka nxjerrë jashtë shtëpisë së blerë me borxhe, në një prej pallateve të dëmtuara rëndë në zonën e plazhit, e askush nga pushteti nuk i ka ofruar zgjidhje.

Sadija kërkon që gjendja e saj të bëhet publike, me shpresë që shteti i kalbur i Ramës të vihet në lëvizje.

Ndërkohë afër saj, deputeti i PS Sadri Abazi i patrazuar, hiqte katet shtesë të Hotelit luksoz për të fshehur krimin ndërtimor.”, shkruan Boçi në Facebook..

Të fundit